Premier League e ka shpallur sot Pep Guardiolan si trajnerin më të mirë të muajit.
Guradiola e fitoi këtë çmim pasi që pati rezultate shumë të mirë me skuadrën e tij në muajin nëntor, shkruan GazetaBlic Sport.
Manchester City e filloi muajin nëntor me fitore 2:0 në derbin kundër rivalit Manchester United, ku edhe vazhdoi me fitore duke e mbajtur portën kundër Evertonit të cilin e mposht me rezultat 3:0.
Rezultatet pozitive për skuadrën e Pep Guardiolas vazhduan edhe në ndeshjen kundër West Ham, të cilën Manchester City e fitoi me rezultat të ngushtë 2:1.
50-vjeçari spanjoll drejton Manchester City prej verës së vitit 2016 dhe këtë çmim e fiton për herë të dhjetë, duke barazuar David Moyes, trajnerin e West Ham.
Objektivi i radhës për Guardiolën është arritja e emrave të mëdhenj si Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger, ish-trajnerët e Manchester United dhe Arsenalit, me të parin që kryeson me 27 çmime si trajneri më i mirë i muajit, ndërsa francezi triumfoi në 15 raste.


