Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka dhënë një deklaratë të fortë para ndeshjes vendimtare ndaj Arsenalit.
Tekniku spanjoll e bëri të qartë se kjo përballje mund të jetë vendimtare për fatin e titullit në Premier League.
“Nëse humbasim ndaj Arsenalit, është fundi”, u shpreh Guardiola, duke pranuar presionin e madh që ka skuadra e tij në këtë fazë të sezonit.
Ndeshja mes Cityt dhe Arsenalit shihet si një “finale e parakohshme”, pasi të dy ekipet janë në garë të drejtpërdrejtë për titullin dhe çdo pikë mund të bëjë diferencën në fund.
/GazetaBlic Sport/


