Sporti

Pep Guardiola në histori të Ligës së Kampionëve, barazon një rekord të madh

04/14/2021 23:19
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sontme në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat që kanë siguruar kualifikimin tutje, shkruan GazetaBlic.

Manchester City triumfoi ndaj Dortmund me përmbysje rezultati.

Ishte 1 me 2 epilogu përfundimtar i këtij takimi, me djelmoshat e Pep Guardiolas që sigurojnë kualifikimin tutje.

Ishte Bellingham që i dha epërsinë skuadrës vendase, por me golat e Mahrez dhe Foden “Cityzens” triumfuan në “Signal Iduna Park”.

Me këtë fitore, Pep Guardiola është bërë trajneri me më së shumti paraqitje në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve (8), së bashku me Jose Mourinhon.

/GazetaBlic/