Real Madrid bëri mrekullinë dje ndaj Man Cityt duke e eliminuar me një nga rikthimet më të bujshme në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Ancelottit po humbiste me rezultat 4-3 nga dueli i parë me Cityn dhe ishte në disavantazh në Bernabeu pasi Mahrez realizoi për t’i dhënë epërsinë e parë Citizens, shkruan GazetaBlic Sport.
Atëherë kur të gjithë menduan se City po e siguronte finalen e Parisit, Rodrygo shënoi dy herë për 2 minuta për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Pas eliminimit të befasishëm, Pep Guardiola deklaroi se ndoshta nuk është mjaftueshëm trajner i mirë për ta fituar Ligën e Kampionëve.
“Ne duam ta fitojmë Champions League-n. Ndoshta unë nuk jam mjaftueshëm i mirë për ta ndihmuar skuadrën në këtë gjë”, deklaroi spanjolli.
Will Pep ever win the Champions League again? ? pic.twitter.com/OviyNfe4zl
— ESPN FC (@ESPNFC) May 6, 2022
/GazetaBlic Sport.


