Pep Guardiola e ka cilësuar mbrojtësin Marc Guehi si një nënshkrim të jashtëzakonshëm për Manchester Cityn pas ndikimit të tij të shpejtë që nga bashkimi me klubin.
Guehi u transferua nga Crystal Palace në Manchester City për 20 milionë funte në janar dhe shpejt është bërë një figurë kyçe në skuadrën e Guardiolës.
25-vjeçari ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat, me Cityn që humbi vetëm dy herë gjatë asaj periudhe.
“Pas një jave nga mbërritja e tij, thashë se ishte një nënshkrim i jashtëzakonshëm,” tha Guardiola.
“Fokusi i tij në çdo detaj, në lojë, në jetën e tij private për të qenë profesionist është një nënshkrim i pabesueshëm për këtë klub. Jemi vërtet të kënaqur me sjelljen e tij. Mënyra se si i pranon momentet e këqija dhe si e kthen veten menjëherë përcakton lojtarët e mëdhenj, në klubet e mëdha, kështu që jemi vërtet të kënaqur. E kam thënë shumë herë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


