Sipas The Telegraph , Federata Angleze ka përgatitur një listë të ngushtë të trajnerëve që mund të marrin drejtimin e ekipit kombëtar në muajt e ardhshëm.
Eddie Howe i Newcastle United dhe ish-trajnerët e Chelseat, Graham Potter dhe Frank Lampard janë emrat anglezë që po shqyrtohen, transmeton GazetaBlic Sport.
Në mesin e trajnerëve të huaj, edhe emri i trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola është në listën e ngushtë dhe thuhet se ai është zgjedhja e ëndrrave të FA.
Megjithatë, duhet të ketë një ofertë të majme që do ta bindte Guardiolan, i cili ka deklaruar më herët që nuk e sheh si shumë atraktive punën me kombëtaret.
/GazetaBlic Sport/


