Sporti

Pep Guardiola ka humbur ndeshje nga Chelsea më shumë se nga çdo skuadër tjetër

05/29/2021 19:42
nga:Mergim Rreci

Kanë mbetur më pak se dy orë para finales së madhe në Ligën e Kampionëve.

Manchester City dhe Chelsea do të luftojnë për trofeun e madh evropian, përcjell GazetaBlic Sport.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht e luftuar nga të dyja skuadrat, me Manchester Cityn e Guardiolas që kërkon sonte trofeun e parë në histori në Ligën e Kampionëve.

Por, trajneri spanjoll nuk ka statistikë aspak të mirë me skuadrën e Chelseas.

Ai ka humbur 7 herë në karrierën e tij nga Chelsea, më shumë se nga çdo klub tjetër.

Mbetet të shihet sonte se si do të rrjedhin gjërat.

/GazetaBlic Sport/