Sporti

Pep Guardiola: “Jemi një hap larg të bëhemi si Unitedi i Fergusonit”

05/22/2022 09:19
nga:Lorik J

Sipas Pep Guardiola, Manchester City mund të përputhet me madhështinë e Manchester United të Sir Alex Ferguson, nëse ata fitojnë titullin e katërt të Premierligës në pesë sezone me një fitore sot kundër Aston Villa.

United i Fergusonit e arriti atë sukses tre herë, duke u vendosur si forca dominuese në futbollin anglez gjatë mbretërimit 26-vjeçar të trajnerit skocez, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sigurisht që do të ishte mirë (të fitoja katër herë në pesë sezone). Kur arrita këtu, njerëzit më thanë se Premier League është shumë e vështirë, më e vështira, ku të gjithë mundin të gjithë,” u tha Guardiola gazetarëve para ndeshjes kundër Aston Villas.

“Vetëm Sir Alex Ferguson me United mund të fitojë katër herë në pesë vjet. Kur kjo ndodh, ju e kuptoni madhësinë e atij United në atë periudhë. Ne jemi afër të jemi pjesë e kësaj dhe ne duhet të përpiqemi të jemi atje”.

Kujtojmë se City duhet të fitojë sot në shtëpi për të fituar titullin.

/GazetaBlic Sport/