Sporti

Pep Guardiola flet për ndeshjen ndaj Atletico Madrid, ka fjalë të mëdha për skuadrën spanjolle

03/18/2022 16:28
nga:Mergim Rreci

Shorti i Ligës së Kampionëve bëri që Atletico Madrid të jetë kundërshtari i Manchester Cityt në çerekfinale të kompeticionit.

Pep Guardiola tregoi se ka ndjekur rrugën e skuadrës spanjolle dhe pranoi se do të jetë shumë e vështirë për të mposhtur skuadrën spanjolle, përcjell GazetaBlic Sport.

“Atletico Madrid kaloi në një fazë grupore tepër të vështirë dhe më pas e eliminoi Manchester Unitedin. Gjatë 180 minutave ata ishin më të mirë. Në ndeshjen e Madridit ata ishin fantastikë në pjesën e parë. Është një skuadër, ja çfarë janë”, ka nisur duke thënë trajneri spanjoll.

Pep Guardiola nuk dëshiron të dëgjojë për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve: “Do të kemi shumë punë përpara nesh kundër Atlético Madrid në mënyrë që të mendojmë tashmë për raundin tjetër”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/