Pep Guardiola ka komentuar favoritët e mundshëm për ta fituar Kupën e Botës.
Dëshira e trajnerit spanjoll është që Anglia ta fitojë atë, duke u bazuar tek lidhja që ka krijuar me atë vend, transmeton GazetaBlic Sport.
“Favoritet për të fituar Kupën e Botës 2026? Do të doja që Anglia të ishte atje. Nuk dua të pretendoj se jam shumë i sjellshëm, por kam qenë këtu për shumë vite, duke qenë pjesë e këtij vendi.”
“Do të doja që Thomas Tuchel dhe futbollistët të bënin hapin e fundit dhe ta fitonin atë”, përfundoi Guardiola.
/GazetaBlic Sport/


