Sporti

Pep Guardiola: Do të doja që Ederson të vendoste sa më shpejt për të ardhmen e tij

07/31/2024 14:57
nga:Lorik J

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se dëshiron që portieri i “Qytetarëve”, Ederson të vendosë më shpejt të ardhmen e tij.

Për gardianin brazilian ka interes nga Arabia Saudite.

“Unë do të doja që Ederson të vendoste të ardhmen e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresoj që ai të qëndrojë me ne. Ai është dikush që e dua, dikush që dua në ekipin tim,” tha Guardiola.

“Ai është një portier i madh. Nëse duhet të largohet… me gjithë dhimbjen në zemër, do ta kuptoj”, shtoi specialisti katalanas.

/GazetaBlic Sport