Sporti

Pep Guardiola – Diego Simeone, këto janë statistikat nga duelet e tyre direkte

04/05/2022 10:59
nga:Mergim Rreci

Sonte, zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të kompeticionit më të madh evropian për klube.

Një ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të zhvillohet në “Etihad Stadium”, atje ku Manchester City i Pep Guardiolas e pret skuadrën më ‘problematike’ për t’u mundur, Atletico Madridin, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Simeones njihet për lojën e veçantë që aplikon, duke mposhtur disa herë edhe skuadrat kryesore që pretendojnë këtë trofe.

Pavarësisht se dyshja ka qenë në nivelin më të lartë të futbollit evropian për më shumë se një dekadë, disi çuditërisht ata janë përballur vetëm tre herë me njëri-tjetrin.

Ata u përballën për herë të fundit në sezonin 2015-16 në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, kur Atletico Madrid i Simeones eliminoi skuadrën e Guardiolës, Bayern Munich.

Të tre ndeshjet ishin ndeshje me një gol dhe skuadra e Guardiolës fitoi dy prej tyre. Në krye të Barcelonës, ai mundi Simeonen kur ky i fundit ishte vetëm dy muaj në detyrën e Atletico Madrid në 2012.

/GazetaBlic Sport/