I kënaqur dukshëm me fitoren ndaj Brentfordit (1-0), Pep Guardiola tha se kundërshtari luajti shumë mirë.
“Njerëzit presin që ju të shënoni katër gola në 23 minuta në çdo ndeshje. Ishte një përjashtim. Realiteti janë këto ndeshje, ku duhet të përveshim mëngët për të fituar. Siç luajti kundërshtari, ne patëm një paraqitje të mirë, sepse ata mbrojnë në një bllok të ulët dhe janë tepër të organizuar”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Me tetë pikë larg para vendit të dytë, Pep Guardiola tentoi të jetë i matur me deklaratën e tij.
“Nuk e prisja të isha në këtë distancë tashmë, pavarësisht se Liverpool ka një ndeshje më pak, por ka 54 pikë për të luajtur. Askush nuk është kampion në dhjetor, do të humbasim edhe ndeshjet. Dhe duke parë kalendarin e ardhshëm shoh një lojë në Londër kundër Arsenalit, sfida kundër Chelsea dhe Southampton, nuk është e lehtë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


