Sporti

Pep Guardiola anulon konferencën para ndeshjes, dyshohet se është pozitiv me koronavirus

12/17/2021 13:16
nga:Mergim Rreci

Pep Guardiola ka anuluar konferencën e tij për shtyp të planifikuar për sot pasi ka rezultuar pozitiv pas një testi të shpejtë.

Ai tashmë po e pret rezultatin e një testimi tjetër dhe mbetet të shihet sesi do të jetë rezultati.

Të gjitha mediat flasin për udhëtimin që ai bëri në Barcelonë për t’i dhënë lamtumirën Agüeros, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ishte në qendër të kritikave për këtë udhëtim që bëri, për më tepër duke e ditur edhe gjendjen e rëndë në të cilen ndodhet vendi.

Tashmë ka disa ditë që edhe Premier League gjendet në krizë për shkak të numrit të madh të rasteve me koronavirus dhe kjo gjë po e rrezikon edhe anulimin e sezonit.

Disa ndeshje janë shtyrë tashmë të cilat ishin planifikuar të luhen në këtë fundjavë dhe tashmë mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.

/GazetaBlic Sport/