Një përshkallëzim i ri tensionesh raportohet në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
E gjitha pasi forcat ushtarake të Koresë së Veriut thuhet të jenë pozicionuar në rajonin Kursk, pranë kufirit me Ukrainën.
Një zyrtar ukrainas ka konfirmuar tashmë se trupat e Koresë së Veriut janë duke u angazhuar në operacione luftarake.
Dhe sipas një raporti të Pentagonit, rreth 11,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë tashmë në rajonin Kursk dhe Belgorod, duke mbështetur forcat ruse pas një inkursioni të papritur të Ukrainës në gusht.
Kjo lëvizje sipas newsweek, vjen pas përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe OKB-së për të verifikuar raportet mbi dërgimin e ushtarëve koreano-veriorë, që u mohuan nga zyrtarët e Pyongyang.