Pentagoni do të dërgojë me shpejtësi armatime me vlerë prej 300 milionë dollarësh në Ukrainë, pasi shqyrtoi kontratat aktuale dhe identifikoi hapësira për të ulur kostot.
Shtëpia e Bardhë tha të martën se sidoqoftë ushtrisë i duhen të paktën 10 miliardë dollarë buxhet shtesë për të riplotësuar të gjitha armatimet që ka tërhequr nga rezervat për t’ia dërguar Ukrainës.
Kjo është ndihma e parë për Ukrainën që njofton Pentagoni që nga muaji dhjetor, kur pati njoftuar se kishin mbaruar fondet. Madje gjatë ditëve të fundit, zyrtarët pranuan publikisht se jo vetëm që kishin përfunduar fondet, por se duheshin edhe 10 miliardë dollarë të tjera.


