Pentagoni njoftoi se ka informacione se oficerët ushtarakë rusë të rangut të mesëm po refuzojë të zbatojnë urdhërat për të sulmuar Ukrainën, raporton Guardian.
“Shtetet e Bashkuara besojnë se trupat ruse dhe oficerët e klasës së mesme në nivele të ndryshme, deri në nivelin e batalioneve, po refuzojnë t’i binden urdhërave për sulme në Donbas”, tha një zyrtar i Departamentit amerikan të shtetit.
“Zyrtarët ose refuzuan të zbatonin urdhërat ose nuk i zbatuan me urgjencën që do të pritej prej tyre”, shtoi ai.
Ai gjithashtu pretendon se ushtarët rusë kanë ende probleme të mëdha me moralin dhe logjistikën.


