Futbollisti i njohur, Jan Vertonghen është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar pas aventurës në Euro 2024.
Belgjika e mbylli aventurën në fazën eliminim/direkt në Kampionatin Europian, pas humbjes minimale 1:0 nga Franca.
Mbrojtësi dhe kapiteni, Vertonghen përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se po pensionohet nga Belgjika në moshën 37-vjeçar, por që vazhdon të luaj në nivel klubesh.
“Faleminderit për të gjitha. E jetova ëndrrën time”, ka shkruar Vertongheni në rrjetet sociale
Jan Vertonghen është pa klub, pasi e mbylli aventurën me Anderlechtin. Tani është “lojtar i lirë” dhe pritet që të bëhet me skaudër të re gjatë afatit të verës.