Lajme

Pensionisti ia thotë në sy Kurtit: Çka me bë me 100 euro? – kryeministri hesht…

01/16/2025 17:53
nga:G B

Një burrë i moshuar nuk hezitoi t’ia thoshte në sy kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se nuk ia del me pensionin e vogël.

Ai ia tha troç Kurtit, sfidat me të cilat përballet, duke ia kujtuar ato shefit të qeverisë.

“Rroga e pensionerëve është rrit pak. Çka me ba me 100 euro, një deputet i yti i ka 2 mijë euro. Me pas pak kujdes për shtresën tonë”, tha i moshuari.

Me këtë rast, Albin Kurti mbeti i shtangur duke heshtur dhe mos folur asgjë.

Ngjarja ndodhi gjatë një vizite që kishte lideri i VV-së në Istog.