Lajme

”Pensionistët i kemi obligim”/ Hyseni: Përulem para secilit prej jush

01/18/2025 17:41
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni me numë 16, ka mbajtur takimin e radhës në Podujevë.

Ai në këtë tubim është takuar me pensionistët, ku ka thënë se gjendja e tyre duhet të ndryshohet, pasi kjo qeveri nuk po i trajtonë seriozisht e denjësisht duke mos marr asnjë vendim të drejtë për ta.

”Në asnjë moment, asnjëherë deri më sot kjo keqqeverisje nuk e ka parë të rrugës që ta trajtojë seriozisht e denjësisht këtë kategori të shoqërisë sonë.

ASNJËHERË për katër vite NUK e kanë parë të arsyeshme që të marrin një VENDIM të DREJTË, t’i ngrisin pensionet në mënyrë që prindërit tanë, ata që sakrifikuan gjithçka që ne sot të jemi këtu e ta kemi shtetin tonë, të paktën t’ju mundësojë që të jetojnë një jetë të qetë, e jo me shqetësimin e vazhdueshëm se me pensionet e tyre as barnat s’mund t’i sigurojnë.” ka thënë Hyseni.

Tutje ai ka thënë se ndryshimi po vjen e se vota për LDK-në nuk është vetëm për pushtet, por edhe për dinjitet.

Postimi i plotë: