Lajme

Penny Mordaunt e lë garën, Rishi Sunak favorit për kryeministër të Britanisë së Madhe

10/24/2022 15:19
nga:G B

Penny Mordaunt është tërhequr nga gara për të udhëhequr Partinë Konservatore si dhe për t’u bërë kryeministre e Britanisë së Madhe.

Nuk kanë mbetur edhe shumë minuta për t’u mbyllur gara e nominimeve e lidershipit konservator.

Pas tërheqjes së Mordaunt, tani favorit për të parin e Britanisë mbetet Rishi Sunak, shkruan BBC.

Ai do të bëhet kryeministri i parë britanik aziatik i Mbretërisë së Bashkuar dhe do të marrë detyrën pasi Britania e Madhe përballet me sfida të mëdha ekonomike.