Euro2024

Pendohet Spalletti, thërret gazetarin t’i kërkojë falje në orën 2 të mëngjesit

06/26/2024 13:17
nga:Mergim Rreci

Konferenca për shtyp pas Kroaci-Itali, nga raundi i tretë i grupit B të Euro 2024, u shënua nga disa momente tensioni mes Luciano Spalletti dhe gazetarëve, përfshirë Dario Ricci, nga Sole 24 Ore , i akuzuar nga trajneri italian se kishte marrë informacione nga brenda grupit italian.

Në një lojë të çmendur, Modric për pak sa nuk i dha ekipit kualifikimin (dhe theu një rekord evropian), por italianët barazuan në sekondat e fundit dhe siguruan vendin e dytë në Grupin B, transmeton GazetaBlic Sport.

I penduar për akuzat dhe tonin e përdorur, Spalletti thirri gazetarin që në orët e para të mëngjesit të kërkonte falje.

“Ishte dy e mëngjesit kur mora një telefonatë nga një numër që nuk e njihja. U përgjigja dhe dëgjova dikë të thoshte: ‘Përshëndetje Dario, unë jam Luciano’. Nuk e dija që Luciano mund të kishte numrin tim, kështu që m’u desh pak kohë për të kuptuar se ishte Luciano Spalletti dhe se ishte këshilltari i Federatës që i dha numrin tim. Ai më kërkoi vazhdimisht falje për tonin që përdori. Ishte një natë e çuditshme, sepse isha në rreshtin e parë pranë Gabriele Gravinës, presidentit të FIGC-së dhe kur Spalletti dha atë përgjigje të gjatë e sigurova se nuk kisha ndërmend të ofendoja”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/