Sporti

Pendohet Mourinho: Gabova kur refuzova kombëtaren portugeze për Romën

05/09/2024 13:19
nga:E K

Jose Mourinho është penduar që refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e kombëtares së Portugalisë, në kohën kur ishte në krye të Roma.

Në një intervistë të dhënë së fundmi trajneri portugez u pyet se cilën kombëtare do të dëshironte të drejtonte në një moment të karrierës së tij dhe theksoi se vetëm skuadrën e vendit të tij.

“Cilën kombëtare do të donit ta drejtonit? Është normale, Portugalinë. Kam pasur rastin të shkoj atje dy herë, por ofertat nuk erdhën në kohën e duhur për mua.

U emocionova disi kur nuk pranova ofertën e fundit sepse unë vendosa të qëndroj te Roma dhe mendoj se kam bërë një gabim sepse tani Portugalia ka një ekip fantastik, një nga më të mirët, e dija, por ndjeva një lidhje të veçantë me Roma, me tifozët, kështu që nuk doja të largohesha.

Kjo ofertë ka ardhur dy herë, por besoj se do të vijë edhe një propozim i tretë dhe do ta marr, duke shpresuar që brezi që do të kem do të jetë po aq i fortë sa ky”, u shpreh Jose Mourinho.