Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në vizitën e tij në Kosovë ka thënë se vendi i tij dhe Republika e Kosovës si si fqinj të drejtëpërdrejtë është e natyrshme që do të bashkëpunojnë mes vete.
Ai tha se në takimin me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani, kishin një dialog pozitiv dhe se janë të përkushtuar që ta avancojnë atë, njofton Klan Kosova.
“Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm dhe jemi të gatshëm që të vazhdojmë të kontribuojmë aktivisht që të kemi një rajon të zhvilluar infrastrukturor dhe me prosperitet ekonomik dhe e mbështesim aderimin e Kosovës në iniciativat dhe forumet rajonale”.
Pendarovski tha se me Osmanin folën edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe tha se është i vetëdijshëm se ky proces është shumë i komplikuar, por se vendi i tij është përkrahës i fuqishëm.
“Besoj të gjithë njerëzit me vullnet të mirë në rajon dhe më gjerë ta mbështesin do ta mbështesin zgjidhjen e kontekstit. Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështet një zgjidhje të përbashkët reciprocikisht që do të kontribuojë për stabilitetin rajonal dhe që nuk do ta rrezikojë sigurinë e shteteve fqinje”.
Ai tha se dialogu është i vetmi mekanizëm që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë vendet e rajonit kanë arritur të përparojnë shumë në shumë fusha.