Sporti

Penaltia e humbur e Hajdarit i kushton me eliminim Hoffenheimit

10/29/2025 08:04
nga:Mergim Rreci

Hoffenheimi është eliminuar nga St. Pauli nga Kupa e Gjermanisë pas ekzekutimit të penaltive.

Loja e rregullt përfundoi me rezultat 2-2, dhe vendësit dolën më efikas duke fituar 8-7.

Ylli i kombëtares kosovare, Fisnik Asllani, u zëvendësua në minutën e 77-të, teksa Leon Avdullahu realizoi penaltinë.

Ndërkaq, penaltinë e fundit e humbi Albian Hajdari dhe kjo i kushtoi me eliminim klubit të tij.