Sporti

Penalltitë do të vendosin për fituesin e ndeshjes Australi – Egjipt

07/03/2026 22:38
nga:Mergim Rreci

Nuk ka fitues as pas 120 minutave në ndeshjen eliminuese mes Australisë dhe Egjiptit në Kupën e Botës 2026.

Pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, rezultati mbeti i barabartë, duke bërë që skuadra që do të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër të përcaktohet përmes goditjeve të penalltive.

Tashmë sytë janë te seria e penalltive, ku një gabim i vetëm mund të jetë vendimtar për fatin e të dyja kombëtareve.

/GazetaBlic Sport/