Sporti

‘Penalltinë e pestë do ta godasë’ – Ederson dëshiron një penallti vendimtare të Manchester City në finalen e Ligës së Kampionëve

05/27/2021 10:21
nga:L J

Portieri i Manchester City, Ederson dëshiron të marrë penalltinë vendimtare në finalen e Ligës së Kampionëve të Shtunën, nëse ndeshja arrin deri në këtë pikë.

Ederson ka gjasa të mëdha të luajë startues për ekipin e Pep Guardiola dhe ka zbuluar se ai do të jetë një nga lojtarët që do të gjuajë nëse gara do të vendoset nga penalltitë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë jam në listë. Unë nuk kam nevojë të stërvitem shumë, por dua ta gjuajë penalltinë e pestë, atë vendimtare. Unë mendoj se do të marr të pestën”, tha Ederson për TNT Sports.

“Ai është një opsion sepse jam shumë i sigurt se ai është një goditës i mirë,” tha ndërkohë trajneri spanjoll, Pep Guardiola kur u pyet për Ederson.

/GazetaBlic Sport