Kupa e Botës 2022

Penalltia e Messit ndaj Kroacisë ishte studiuar: ai kishte vënë re dobësinë e Livakovic por e ndihmuan dy personazhe!

12/15/2022 23:25
nga:E K

Lionel Messi ishte ylli absolut i fitores së Argjentinës ndaj Kroacisë, e cila i lejoi Selección të kualifikohej në finalen e Kupës së Botës 2022. La Pulce e hapi ndeshjen me një penallti dhe pas gabimit ndaj Polonisë kishte dyshime për mënyrën e tij të goditjes nga njëmbëdhjetë metra por në gjysmëfinale numri 10 nuk gaboi.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë goditi shumë mirë dhe Dominik Livakovic nuk mundi të bënte asgjë, por pas golit nga njëmbëdhjetë metra ka një anekdotë që ka treguar vetë kampioni argjentinas. Portieri kroat ishte bërë i njohur në dy ndeshjet e mëparshme, me Japoninë dhe Brazilin, për aftësinë e tij për të ndalur gjuajtjet nga penalltia dhe gjithashtu falë pritjeve të tij, kombëtarja bardhekuq kishte arritur të kalonte në top 4-shen e botës.

La Pulce nuk kishte qenë perfekt, siç u përmend tashmë, por kundër Holandës ai i kishte shënuar të dyja penalltitë që i kishte mundur dhe ishte paraqitur nga pika e bardhë si zakonisht edhe në gjysmëfinale. Ylli i Paris Saint-Germain bëri një vrapim dhe vendosi topin nën traversën: Livakovic u zhyt nga ana e djathtë, por nuk mundi të bënte asgjë.

Messi rrëfeu pas ndeshjes në stadiumin “Lusail Iconic” se kishte studiuar me Emiliano Martinez dhe Geronimo Rulli, dy portierë të kombëtares argjentinase, se si sillet Livakoviç në penallti. Tre lojtarët e Seleccìon vunë re se sa kohë pret 27-vjeçari para se të zhytet dhe kjo është arsyeja pse Messi bëri një vrap pa hezitim:

“Kam studiuar teknikën e portierit kroat me Rulli dhe me Dibu (Martinez, ed). Kanë folur se si ai gjithmonë pret një kohë të gjatë para se të zhytet. Gjëja më e mirë për të bërë ishte ta befasoja dhe ta godisja menjëherë, në vend që të priste. Kur pret një kohë të gjatë para se të shkelmosh, eshte më e vështirë për ta mundur. Unë isha i vendosur të godas kështu dhe kjo është ajo që bëra”.

Argjentina e mbylli praktikën tashmë në pjesën e parë me golin e Julian Alvarez dhe në pjesën e dytë sulmuesi i Manchester City e mbylli praktikën me një asistim të shkëlqyer nga Messi. Numri 10 i Albicelestes pas fishkëllimës së fundit foli kështu për Kroacinë: “Kjo Argjentine është një ekip shumë i mençur. Ne e dimë se çfarë të bëjmë në çdo sekondë të garës. E dinim që kroatët do të kishin topin, por e dinim se kjo mund të ishte forca jonë. Ndonjëherë ata janë të çrregullt kur humbasin topin dhe lënë shumë hapësira.” Kjo është pikërisht ajo që ndodhi.

Argjentina do të përballet me Francën në finalen e Kupës së Botës të dielën dhe Messi, së bashku me shokët e tij të skuadrës, tashmë do ta përgatisin ndeshjen me çdo detaj, në përpjekje për ta rikthyer kupën në Buenos Aires pas 36 vitesh.