Liverpool ka fituar penallti ndaj Chelseat.
Skuadra e Klopp ka fituar penallti pas një rrëmuje të krijuar në zonën e Chelseat, kur luajti Reece James me dorë i cili u përjashtua me karton direkt të kuq, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekzekutimin e penalltisë e mori përsipër, Mo Salah.
Salah realizoi gol nga pika e bardhë duke e mposhtur portierin, Mendy, në minutën e 49’të të takimit.
Rezultati aktual është 1-1.
Ja goli:


