“BalkanWeb” ka siguruar pamjet e vendit ku mbeti i plagosur Dedë Planaj.
Burimet bëjnë me dije se ai punonte si roje karburanti në hyrje të rrugës Shkodër-Koplik, pas rotondos së Dobraçit.
Raportohet se autorët kanë qenë me motor, ndërsa kanë qëlluar me pistoletë dhe janë larguar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur nga hetuesit 7 gëzhoja plumbash. Mësohet se Dedë Planaj ndodhet në Spitalin e Shkodrës, nga ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Kujtojmë se Dedë Planaj është djali i xhaxhait të Bardhok Planajt, i njohur ndryshe si “Kumbari”. Këtij të fundit iu bë atentat një vit më parë, ku si pasojë nuk mundi të mbijetonte.