Trajneri i Real Betisit, Manuel Pellegrini është shpallur trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga.
Kjo vjen pas paraqitjeve të mira të skuadrës së tij, mes tyre edhe një fitore ndaj Real Madridit.
Kiliani, la pas trajnerët si Hansi Flick dhe Claudio Giraldez për të fituar këtë çmim.
Betisi i tij, gjendet në pozitën e 6-të në La Liga dhe ka gjithsej 44 pikë aq sa Villarreali në pozitën e 5-të.