Sporti

Pellegrini: Mourinho i ka sjellë Romës mentalitet fitues

08/20/2021 08:23
nga:E K

Jose Mourinho e filloi aventurën e tij me Romën me fitore.

Roma fitoi në Europa Conference League ndaj Trabzonspor me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari i Romës, Pellegrini e ka lavdëruar trajnerin e tij të ri.

Ai ka thënë se trajneri portugez i ka sjellë Romës mentalitet fitues.

“Ne jemi të bashkuar dhe punojmë si një ekip, por jemi gjithashtu më të vendosur për të bërë mirë dhe mendoj se kjo u tregua në para sezon, pasi kurrë nuk u dorëzuam as në miqësore”, tha fillimisht ai.

“Ne kemi punuar në mentalitetin tonë, i cili duhet të jetë fitues. Për shkak se Mourinho mbërriti dhe ngriti nivelin, ne të gjithë duhet të zhvillojmë mentalitetin që mund të na mësojë të fitojmë”, shtoi ai.

“Duhet të luajmë çdo ndeshje sikur të ishte ndeshja jonë e fundit”, përfundoi Pellegrini.

/GazetaBlic Sport/