Sporti

Pellegrini do të nënshkruajë kontratë të re me Romën

09/17/2021 09:05
nga:E K

Pellegrini do të vazhdojë kontratën me skuadrën e Romës.

Lorenzo Pellegrini është duke kaluar formë të mirë me ekipin italian duke shënuar pesë gola dhe dy asistime në këtë fillim sezoni të ri, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas paraqitjeve të mira me Romën duket se ekipi italian do ta shpërblejë me kontratë të re lojtarin.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, klubi italian tashmë ka arritur marrëveshje me Pellegrinin për zgjatjen e kontratës.

Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe skuadra tjera evropiane por Pellegrini ka vendosur që e ardhmja e tij të vazhdojë në klubin nga kryeqyteti italian.

/GazetaBlic Sport/