Legjenda e futbollit botëror, Edson Arantes do Nascimento, i njohur botërisht si Pele, i cilësuar nga shumëkush si lojtari më i mirë në histori, ka rrëfyer këtë të enjte se beson se kombëtarja e Braziliti do të fitojë Kupën e Botës 2022, në Katar.
“Mund të mendoni se kam shumë vetëbesim, por ndjej se do të shohim sërish fitoren e Brazilit”, tha tre herë kampioni i botës (1958, 1962 dhe 1970), tashmë 82 vjeç, në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.
Kampioni i trefishtë i botës vazhdon rikuperimin e tij pasi iu nënshtrua një operacioni vitin e kaluar për një tumor në zorrë dhe trajtimi pasues me kimioterapi.
/GazetaBlic Sport/


