Sporti

Pele shërohet nga tumori, lirohet nga spitali

10/01/2021 08:49
nga:E K

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, tashmë është liruar nga Spitali Albert Einstein, në Sao Paulo (Brazil), ku ishte shtruar për rreth një muaj.

Pele u lirua këtë të enjte pasi u shërua pas operacionit që kaloi për të hequr një tumor të zorrës së trashë, shkruan GazetaBlic Sport.

Deklarata e lëshuar nga njësia e spitalit, megjithatë, tregon se “Mbreti Pele” do të vazhdojë të ketë nevojë për kujdes.

“Pacienti është i qëndrueshëm dhe do të vazhdojë me kimioterapinë, pas operacionit për të hequr një tumor në zorrë, të kryer më 4 shtator“, shkruhet në komunikimin e spitalit.

/GazetaBlic Sport/