Disa orë pasi që Messi u shpall si fitues i edicionit të fundit të Topit të Artë, Pelé iu drejtua rrjeteve sociale për ta uruar për një tjetër çmim.
“Urime, Leo Messi, për një tjetër Top të Artë. Është sigurisht një nderim i drejtë për një talent unik. Shtatë herë, faleminderit shumë”, ka shkruar Pele në faqen e tij në Instagram, përcjell GazetaBlic Sport.
Messi fitoi çmimin për herë të shtatë, dy më shumë se portugezi Cristiano Ronaldo.
Lojtari i PSG-së fitoi në 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe në fund 2021.



