Lajme

Pëlcet gypi furnizues në Pestovë, mbesin pa ujë deri nesër disa fshatra të Vushtrrisë

10/06/2024 17:44
nga:G B

Fshatrat Nadakoc, Sfaraqak, Pestovë, Maxhunaj, Stanofc i Epërm, Stanofc i Ulët dhe Lumi i Madh në Komunën e Vushtrrisë kanë mbetur pa ujë të pijes pas një pëlcitjeje të gypit furnizues në fshatin Pestovë. Ky problem ka prekur furnizimin me ujë të pijes në këto zona.

Sipas njoftimit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica, sanimi i dëmtimit të gypit pritet të përfundojë nesër. Pas rregullimit, pritet që furnizimi me ujë të pijes të rikthehet në fshatrat e prekur.

Autoritetet po punojnë me intensitet për zgjidhjen e problemit sa më shpejt.