Lajme

Pejë: Xhaxhai raporton se i është zhdukur mbesa me aftësi të kufizuara

07/23/2024 08:32
nga:Sh R

Një person ka njoftuar policinë, se mbesa e tij me aftësi të kufizuar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur në Pejë.

Sipas raportit të policisë, rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Treboviq, Pejë 21.07.2024 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e vëllait të tij (me aftësi të kufizuara) ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport.