Lajme

Pejë: Prindërit raportojnë në polici djalin e tyre për dhunë psiqike dhe dëmtim të orendive shtëpiake

11/28/2024 09:22
nga:N K

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në qytetin e Pejës, pasi që i njejti kishte shkaktuar dhunë psikike prindëve të tyre, si dhe ka dëmtuar disa orendi shtëpiake.

Sipas njoftimit, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Pejë / 27.11.2024 – 19:50. Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovar -e kanë raportuar se si pasoj e disa mosmarrëveshjeve, djali i tyre i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë psikike ndaj tyre si dhe i ka dëmtuar disa orendi shtëpiake”, thuhet në njoftim, shkruan GazetaBlic.