Një burrë është arrestuar në Pejë, i cili dyshohet se në ahengun familjar gjuajti me armë zjarri.
“Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit pistoletë, dy karikatorë , 30 fishekë dhe 7 gëzhoja të kalibrit 9×19, (për të cilën armë posedon leje valide)”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.