Lajme

Pejë: Gjuajtje me armë zjarri ndërmjet dy të miturve, plagoset njëri

05/06/2022 21:30
nga:Genita C

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Vitomiricë të Pejës të premten mbrëma ku është plagosur një person.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova. Ai poashtu tha se, policia me të marrë lajmin ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Policia ka kuptuar se ka ndodhur një plagosje me armë zjarri dhe ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. Është arrestuar i dyshuari dhe është sekuestruar arma me të cilën me të cilën dyshohet se është kryer vepra. I dyshuari dhe i plagosuri janë dy persona të mitur dhe sipas informatave, plagosja ka ndodhur në mënyrë aksidentale” tha Rugova.