Lajme

Pejë, familjarët e gjejnë trupin e pajetë të personit që ishte raportuar si i zhdukur

06/14/2023 09:41
nga:Astrit Gashi

Ka vdekur një person që ishte raportuar si i zhdukur në Pejë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES- Rr. Zahir Pajaziti, Pejë 12.06.2023 – 16:00. Nga familjarët e tij është gjetur viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i raportuar si person i zhdukur. Mjeku kujdestar ka konstatuar viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”