Lajme

Pejë: Dhunohet një grua, i dyshuari në arrati

11/29/2024 09:44
nga:N K

Gjatë ditës së mërkurë, dyshohet se një grua është dhunuar në Pejë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari është në kërkim policor.

“DHUNIM Pejë / 27.11.2024 – 19:15. Lidhur me rastin dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë, përcjell GazetaBlic.