Lajme

Pejë: Burri flen jashtë, gruaja nuk e la të futet në banesë

04/24/2024 17:15
nga:G B

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Pejë.

Një burrë ka kërkuar ndihmën e policisë për shkak se gruaja e tij nuk e kishte lënë të futet në banesën ku jetonin, duke ia mbyllur derën.

Si rezultat, ai u detyrua ta kalonte natën jashtë.

Rasti për Klankosova u konfirmua nga policia të cilët kanë nisur edhe hetimet.

Dyshohet se deri tek konflikti erdhi pasi që gruaja e akuzon burrin e saj që ai nuk po iu sjell ushqim fëmijëve të tij.

E dyshuara është intervistuar në stacionin policor.

Me këtë rast Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast për “Dhunë në Familje”.