Lajme

Pejë: Arrestohet pasi dyshohet për dhunim

06/28/2022 09:45
nga:Astrit Gashi

Në Pejë, të hënën dyshohet se ka ndodhur një dhunim.

Viktima e ka lajmëruar rastin në polici – kjo ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit.

I dyshuari është intervistuar, ka treguar Policia e Kosovës në raportin njëzetekatër orësh.

E pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje.