Lajme

Pejë: Arrestohet i dyshuari që goditi qëllimshëm për vdekje me veturë një person

04/24/2024 20:42
nga:G B

Është arrestuar personi i dyshuar i cili e ka goditur qëllimshëm me veturë një person derisa ishte duke ecur në trotuar.

Si pasojë e lëndimeve, viktima ka vdekur në spitalin rajonal të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për vepren penale “Vrasje e rëndë” me qëllime hakmarrje”, tha Nikçi.

Klankosova.tv më herët raportoi se edhe i dyshuari S.J edhe viktima I.O janë shtetas të Shqipërisë.