Lajme

Pejani lajmëron në polici se e kanosën dhe rrahën babai dhe vëllai

01/10/2022 11:06
nga:Gazeta Blic

Një burrë nga Peja ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga babai dhe vëllai i tij.

Policia në raportin 24 orësh bënë të ditur se të dy janë arrestuar dhe dyshohet se kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Kurse me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.