Lajme

Pejani kap hajdutin në flagrancë duke ia vjedh biçikletën

05/22/2023 09:12
nga:Genita C

Një vjedhje ka ndodhur gjatë paradites së djeshme në rrugën “Xhemail Shkololli” në Pejë, me ç’rast një person ka vjedhur një biçikletë.

Në video hajduti shihet duke u rrokullisur disa herë rreth biçikletës, ku pastaj me disa mjete ka thyer edhe çelësin e saj dhe e ka vjedhur atë.

Por, pronari ka arritur ta identifikoj personin dhe e ka kapur në flagrancë atë./Gazeta10