Lajme

Pejani e rrah gruan, e bën për spital

09/01/2024 21:20
nga:Genita C

Është arrestuar një burrë në Pejë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari, siç bën të ditur policia, është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.