Sporti

Peja – Ylli, finalja e madhe në Ligën Unike

03/25/2026 23:11
nga:Mergim Rreci

Peja dhe Ylli do të masin forcat në finalen e Ligës Unike që po zhvillohet në Tiranë.

Skuadra pejane fitoi ndaj Vëllaznimit 82:67, në një sfidë, ku fituesi u vendos në pjesën e dytë.

Ndërkohë, Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76.

Të enjten do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë mes Vëllaznimit dhe Besëlidhjes nga ora 15:00, kurse finalja zhvillohet në ora 18:00

Final 4 i Ligës Unike po zhvillohet në Tiranë.